Sport

Notat e lojtarëve: Udinese 1-2 Napoli, ky është vlerësimi për Rrahmanin pas atij gabimi trashanik

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 10 January 2021

Napoli ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Udinese me rezultat 2-1, në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 17-të në kampionatin elitar italian, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë takim për herë të parë si startues luajti edhe mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili në minutën e 27’ bëri një gabim trashanik, që u kushtoi me gol napolitanëve.

Më të përfunduar pjesa e parë, Gennaro Gattuso, e largoi nga loja kapitenin e Kosovës.

-Advertisement-

Menjëherë pas ndeshjes janë publikuar edhe notat e futbollistëve, të cilët u paraqitën në këtë përballje.

Lojtarët me paraqitjen më të mirë në këtë duel ishin Lorenzo Insigne dhe Tiemoue Bakayoko, të cilët u vlerësuan me notën (7.8).

Ndërsa, futbollisti me paraqitjen më të dobët ishte pikërisht Amir Rrahmani, i cili mori notën (5.1).

Më poshtë keni notat e të gjithë lojtarëve, të cilët patën minuta në këtë ballafaqim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera