Sport

Notat e lojtarëve: Leipzig 0–2 Liverpool, kështu u vlerësua Xherdan Shaqiri

Autori: Gazeta inFokus 00:00 | 17 February 2021

Skuadra e Liverpooli ka shënuar fitore shumë të madhe në udhëtim te Leipzigu me rezultat 0-2, në sfidën e parë të vlefshme për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për ‘The Reds’ i realizuan Mohamed Salah në minutën e 53’ dhe Sadio Mane në minutën e 58’.

Pas përfundimit të këtij dueli janë publikuar edhe notat e futbollistëve të cilët u paraqiten në këtë sfidë.

-Advertisement-

Lojtari më i mirë i ndeshjes është shpallur Sadio Mane, i cili u vlerësua me notën (8.1), kurse futbollisti më i dobët i kësaj përballje ishte mbrojtësi i Leipzigut, Nordi Mukiele, i cili mori notën (5.1).

Në këtë takim për 18 minuta luajti edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili mori notën (5.9).

Më poshtë keni vlerësimet e të gjithë lojtarëve, të cilët patën minuta në këtë ballafaqim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera