Sport

Notat e futbollistëve: Suedi 3-0 Kosovë, ky ishte lojtari më i dobët i ‘Dardanëve’

Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 09 October 2021

Kosova ka pësuar disfatë në udhëtim te Suedia me rezultat 3-0, në takimin e vlefshëm për kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Friends Arena’ në Stokholm, golat për suedezët i realizuan Emil Forsberg (29’), Aleksander Isak (62’) dhe Robin Quaison (79’).

Pas përfundimit të këtij ballafaqimi janë publikuar edhe notat e futbollistëve, të cilët patën minuta në këtë sfidë.

-Advertisement-

Lojtari më i mirë i ndeshjes është zgjedhur sulmuesi i Suedisë, Aleksander Isak, i cili realizoi golin më të bukur në këtë takim dhe në fund u vlerësua me notën më të lartë (8.8).

Kurse futbollisti me paraqitjen më të dobët doli të ishte mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili u vlerësua me notën (5.9).

Më poshtë keni notat e të gjithë lojtarëve, të cilët u paraqiten në këtë ndeshje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera