Lajme

Nord Stream 2 paraqet zyrtarisht falimentimin

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 01 March 2022

Kompania zviceriane që ndërtoi gazsjellësin Nord Stream 2 nga Rusia në Gjermani do të shpallë falimentin pas pezullimit të certifikimit të saj për operim si sanksion nga BE dhe SHBA kundrejt Rusisë dhe veprimtarisë së saj në Ukrainë.

Nord Stream 2, e regjistruar në Zvicër nga Gazprom, i kushtoi asaj 11 mld dollarë për transferimin e gazit nga Rusia në Gjermani.

Sipas burimeve të Reuters, do të procedojë me çështjenn në gjykatën zviceriane gjatë kësaj jave. Nga kompania nuk ka asnjë koment publik ende.

-Advertisement-

Gazsjellësi 1.230 km nuk kishte nisur ende veprimtarinë sepse priste certifikimin nga Gjermania që po e mbante pezull për shkak të tensioneve në rritje Rusi-Ukrainë.

Dhoma e Thesarit në SHBA, nxorri një urdhër autorizimi për të ndaluar transaksionet e kësaj kompanie apo të tjerave nën drejtimin e saj që nga 2 marsi.

Gazprom ka paguar gjysmën e projektit në bashkëpunim me kompaninë e naftës SHELL, OMV dhe DEA.

Burimi thotë se Nord Stream 2 po mbyll edhe kontratat për punonjësit. 140 janë pushuar nga puna.

Më herët Gjermania nuk ishte gati të shkëpuste lidhjen me Rusinë mbi furnizimin me gaz, por kjo u kundërshtua nga Bashkimi Europian dhe SHBA që nuk mund të lejonin rritjen e fuqisë ruse në rajon nëpërmjet varësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera