Sport

Nora shkon në çerekfinale të Botërorit, i afrohet medaljes

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 09 May 2023

Nora Gjakova është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos.

Garuesja kosovare e kaloi rrethin e tretë pasi e mposhti gjermanen Seija Ballhaus me ippon vetëm falë “golden score”.

Paraprakisht, kampionia olimpike e kaloi rrethin e parë pa luftë në kategorinë deri në 57 kilogramë, kurse në atë të dytë e mposhti italianen Thauany David Capanni Dias.

-Advertisement-

Nora është garuesja e vetme që po vazhdon ta kërkojë medaljen sot, pasi vëllai i saj, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha i dhanë fund eksperiencës në Botëror.

Dje, po ashtu pa medalje mbetën edhe Distria Krasniqi e Erza Muminoviq

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy