Lajme

Nol Nushi: PDK-ja i mashtroi protestuesit, në fund Kurti mori një presidente

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 08 October 2026

Nol Nushi ka kritikuar mënyrën se si PDK-ja e ka paraqitur procesin e votimit të ligjit, duke thënë se protestuesit janë vënë në lajthitje dhe se ligji është paraqitur sikur miratimi i tij do të nënkuptonte zgjidhjen e menjëhershme të çështjes.

Sipas Nushit, protestuesit janë bindur se pas votimit të ligjit do të mund të ktheheshin sërish në protestë, ndërsa në fund, sipas tij, në këmbim të kësaj situate, Albin Kurti mori një presidente.
“PDK-ja nuk i ka tregu drejte protestueseve i ka qite ne lajthitje. Diqysh u doke qe kur të votohet ky ligj ata kthehen. E në fund, në këmbim të kësaj, në aksham pazar ia dha Kurtit një presidente.

Nuk ia kanë pasur borxh protestuesit këtë punë”, ka deklaruar Nushi.Nushi ka përmendur edhe ish-ministren e Drejtësisë, Donika Gërvallën, duke thënë se ajo vazhdon të jetë pjesë e qeverisë dhe se Ministria e Drejtësisë pritet të ketë rol në procesin e zbatimit të ligjit dhe në raport me institucionet e Bashkimit Evropian.

-Advertisement-

“Donika Gërvalla hala është ministre, mos të harrojmë. Ministrja e Drejtësisë është ajo që ka me e bërë betejën ligjore për këtë ligj me institucionet e Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Sipas Nushit, ajo që është arritur me këtë proces është qetësimi i protestuesve dhe i qytetarëve që ishin të revoltuar, ndërsa ai ka vënë në pikëpyetje efektin konkret të ligjit.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy