Rozë

Noizy i dëshiron fat Stresit, pas hyrjes në Big Brother VIP Kosova

Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 08 December 2022

Rep artisti Noizy, i ka dëshiruar shumë fat kolegut, njëherësh mikut të tij Stresit, i cili të hënën e 5 dhjetorit u bë pjesë e kastit të banorëve të Big Brother VIP Kosova.

“Paq fat. Vëlla imagjino pas një muaji aty. Nuk do të shohin më sytë”, ka mbishkruar ylli i hitit “Dhimbje”, në një video të BBVK, ku shihet Stresi duke e ngacmuar Gresën.

Ndërkaq, emri i Noizyt është lakuar nga Stresi së fundmi pas hyrjes në BBVK, pasi që ylli i hitit “Jena bo tym”, ka treguar versionin e tij rreth marrëdhënies së tyre në vitet e fundit, ndërsa ka treguar edhe për kohën kur dyshja nuk kishin fare raporte.

-Advertisement-

Të 14 banorët VIP, po vazhdojnë aventurën e tyre televizive duke garuar për çmimin e “Vëllait të Madh”, prej 200.000 eurosh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera