Kulturë

Nobeli për Paqen shkon për aktivisten iraniane, Narges Mohammadi

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 06 October 2023

Çmimi Nobel për Paqe i është dhënë aktivistes iraniane për të drejtat e grave, Narges Mohammadi.

Komiteti thotë se ajo mori çmimin për luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran dhe përpjekjet e saj për promovimin e të drejtave të njeriut dhe lirisë për të gjithë.

Narges Mohammadi është një aktiviste iraniane dhe nënkryetare e Qendrës së Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut, e cila u themelua nga nobelistja, Shirin Ebadi.

-Advertisement-

Mohammadi ka marrë disa dënime me burg që nga viti 2011 dhe aktualisht po mbahet në burgun famëkeq Evin të Teheranit për “përhapje propagande”.

Këtë vit ajo u përfshi gjithashtu në 100 Gratë e BBC-së, një listë e profilit të lartë prej 100 grave që sjellin më shumë frymëzim dhe ndikim nga e gjithë bota.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera