“Njoftojmë kur është e përshtatshme”, Brukseli s’ka datë për vazhdimin e dialogut
Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 03 January 2023
Pritjet e emisarit të BE-së, Miroslav Lajcak, për një marrëveshje brenda pjesës së parë të këtij viti duket të jenë pak realiste bazuar në gjithë problemet që e kanë shoqëruar procesin e negociatave përgjatë vitit 2022 dhe tensionimin e madh të raporteve Kosovë-Serbi përgjatë pjesës së dytë të vitit 2022 që kishte edhe potencial për eskalim.
Edhe përkundër largimit të barrikadave dhe qetësimit të gjendjes në veri të Republikës së Kosovës, nga Bashkimi Evropian ende nuk kanë ndonjë datë për rifillimin e dialogut.
Në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Zoi Muletier, ka thënë se nëse do të ketë një takim do ta bëjnë publik kur të është e përshtatshme.
“Si gjithmonë, ne do të njoftojmë çdo takim të ardhshëm të Dialogut kur është e përshtatshme”, ka thënë Muletier për Express.
Megjithatë emisarin sllovak Lajcak e presin shumë punë përgjatë vitit 2023. Një ndër çështjet më të ndërlikuara është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, marrëveshje të cilën me ngulm po e kërkon Serbia ndërkohë edhe presioni ndërkombëtar drejt Kosovës për ta themeluar është shumë i madh.
Përballë kërkesës së Serbisë dhe presionit ndërkombëtar është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe e kaluara e tij prej opozitari e ndërtuar mbi një kundërshtim të vazhdueshëm dhe të fuqishëm kundër Asociacionit të cilin Vetëvendosje e ka emëruar edhe si “Zajednica”.
Çështje tjetër që do ta rëndojë “folderin” e Miroslav Lajcak është edhe çështja e targave, për të cilën është arritur një marrëveshje në Bruksel megjithatë ende s’është definuar problematika e veturave me targa ilegale që vazhdojnë të qarkullojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Synimin për një marrëveshje të shpejt që po e përkrah edhe Franca e Gjermania do ta pengojë edhe situata brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, marrë parasysh largimin masiv të serbëve nga sistemi i drejtësisë, Qeveria dhe niveli lokal.
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brukseli ka pasur në vazhdimësi thirrje për kthimin e tyre në institucione megjithatë ende s’ka pasur ndonjë hap në këtë aspekt. Situatën edhe më të komplikuar e bën vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për emërimin e Nenad Rashiq në pozitën e ministrit për Kthim dhe Komunitete të cilën e ka mbajtur kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq.
Lista Serbe ka paralajmëruar se një emërim të tillë do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Në prill të vitit 2023 institucionet e Republikës së Kosovës do të provojnë që të organizojnë përsëri zgjedhjet lokale në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës duke qenë se përpjekja e parë dështoi dhe u shty edhe me kërkesë të aleatëve perëndimorë. Pritet të shihet se si do të shkojë një zhvillim i tillë duke qenë se serbët refuzojnë në mënyrë kategorike pjesëmarrjen në zgjedhje dhe me shumë gjasë do të jetë e pamundur që ato të organizohen pa ndonjë marrëveshje paraprake politike siç ndodhi me heqjen e barrikadave.
Pavarësisht gjithë këtyre problemeve, me qëllim të rinisjes së dialogut dhe kthimit të Kosovës dhe Serbisë në tryezën e dialogut, përgjatë këtij muaji në Prishtinë e Beograd pritet që të zbarkojnë këshilltarët kryesorë të Scholz dhe Macron.
Se ata do të vijnë në Kosovë e ka konfirmuar ditë më parë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
“Po, besoj që në pjesën e parë të janarit do të vinë në Kosovë. Besoj që në atë takim do t’iu bashkohet edhe emisari i ShBA-së”, ka deklaruar ajo.
Ndërkohë në Prishtinë pritet që të vijë edhe një nga njerëzit e afërt të Sekretarit Amerikanë të Shtetit, Derek Chollet, i cili anuloi vizitën në mes të dhjetorit për shkak se kishte rezultuar pozitiv me Covid.
Chollet në njoftimin e tij ka paralajmëruar se vizitën e tij do ta realizojë në pjesën e parë të vitit 2023.
Synimi i Brukelit dhe Washingtonit përgjatë këtij viti duket se do të jetë bindja e Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve që janë nënshkruar.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në komunikatën e përbashkët që kanë lëshuar për çështjen e barrikadave kanë potencuar se të gjitha detyrimet që janë marrë në kuadër të procesit të dialogut duhet të zbatohen plotësisht dhe pa vonesa.
Të tjera
-
Gjykata Penale e Shkupit merr një vendim për ankesën e Artan Grubit
Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh pë...
-
Peci e qon në qiell Guxo-n, thotë se i ka 5-6%
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se partia GUXO e ka menduar si opsion m...
-
Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Prishtinë, ka të lënduar
Një shpërthim që dyshohet se ka ardhur nga një bombolë gazi në një lokal në r...
-
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket pr...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...