Sport

Njoftim për trajnerë të futbollit

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 14 February 2018

Në bashkëpunim me Shoqatën e trajnerëve të futbollit të Maqedonisë, Bordi i Shoqatës i trajnerëve te futbollit te Kosovës, njofton të gjithë trajnerët e futbollit, të cilët i kanë kryer Licencat e tyre të nivelit B, A dhe Profesionale në Republikën e Maqedonisë, se janë të obliguar, që të marrin pjesë në seminarin njëditor, të cilin e organizon Shoqata e trajnerëve e Maqedonisë në bashkëpunim me FFM dhe UEFA- n, shkruan infokusi.

Qëllimi i këtij seminari obligativ njëditor, është vazhdimi i Licencave përkatëse pa marre parasysh se a u ka kaluar afati kohor apo jo. Seminari mbahet me datë 20 shkurt në hotelin “Aleksander Palas” në Shkup.

Trajnerët janë të obliguar që në hotel të lajmërohen në orën 10.30 ku së pari bëhet evidentimi i tyre si pjesëmarrës, ndërsa seminari fillon ne 11.30 me ligjëratat temave përkatëse dhe mbaron në ora 18.00. Pas mbarimit të seminarit do të ketë një koktej ku edhe do të shpërndahen certifikatat për vijuesit e seminarit.

-Advertisement-

Për informata të tjera mund të kontaktoni në email:
[email protected]
Kështu Bordi i Shoqatës i Trajnerëve të futbollit dhe kryetari Ajet Shosholli, lut të gjithë këta trajnerë që t’i përgjigjen kësaj thirrje sepse është në interesi e tyre por edhe të vet Shoqatës tonë. /INFOKUSI.COM

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera