Fun & Video

Njihuni me Venecian, qytetin e ndërtuar mbi ujë

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 12 October 2017

Venecia është qyteti më unik dhe më i pazakontë në botë.

Ai është i ndërtuar mbi ujë, në një lagunë të cekët të Detit Adriatik. Historia e ka kthyer atë në një qytet të kanaleve, urave, arkitekturës, artit dhe kulturës. Rëndësia e saj e sotme tregohet nga sasia e vizitorëve në qytet dhe se shumë qytete të tjera e quajnë veten si Venecia e veriut, lindjes, perëndimit apo e një vendi tjetër.

Laguna e Venecias është e mbrojtur nga deti i hapur nga një seri barrierash ranore. Vetë qyteti është i ndërtuar mbi 118 ishuj të veçantë të ndarë nga 170 kanale dhe të lidhur me më shumë se 400 ura. Pamja e tij përrallore vazhdon të magjepsë vizitorë nga e gjithë bota.

-Advertisement-

Qyteti është i ndarë në dy gjysma të mëdha nga Kanali i Madh dhe më tej ndahet në një labirint ujor me degë të panumërta. Dy gjysmat janë të lidhura nga një numër i madh urash, më e famshmja prej të cilave është Ura Rialto, e cila është njëkohësisht edhe urë edhe treg.

Sheshi i Shën Markut, i dedikuar shenjtorit mbrojtës të Venecias, mund të jetë fillimi ose fundi i eksplorimit tuaj në këtë qytet mahnitës.

(këto të dhëna janë marrë nga një agjensi turistike!)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera