Fun & Video

Njihuni me popujt që rrezikojnë të thyejnë më shpesh eshtrat e tyre

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 20 April 2018

Një hartë interaktive zbulon miliona njerëz në gjithë botën që mund të jenë në rrezik nga eshtrat e thyere për shkak të nivelit të ulët të kalciumit.

Fondi ndërkombëtar Osteoporosis rekomandon marrjen në ditë ndërmjet 800 dhe 1,000mg kalcium në ditë.

Minerali, i cili ndodhet në qumësht dhe djathë, është esencial për shëndetin e eshtrave dhe mungesa mund të çojë në osteoporozë.

-Advertisement-

Sidoqoftë, të dhënat botërore tregojnë vetëm 21 shtete marrin nivelin e rekomanduar të kalciumit në dietën e tyre.

Banorët e Nepalit në Azi marrin më së paku kalcium në ditë-175 mg, ose shtatë herë më pak se sa Islanda- 1.233 mg.

Në mesin e vendeve që marrin më së paku kalcium janë Uganda, Kolumbia, Tajlanda, Gambia, Kina, India, Vietnami, Burkino Faso dhe Ekuadori.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera