Sport

Njihuni me tifozin e flaktë që i solli fat Kosovës (FOTO)

Autori: Erion Maliqaj 22:00 | 21 November 2018

Në fitoren e thellë kundër Azerbajxhanit, Kosova e kishte edhe një tifoz të veçantë në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta inFokus.

Bëhet fjalë për Abdullah Evi Berishën nga Gjilani, i cili është i njohur në futbollin kosovar për dashurin e madhe që ka për Dritën, por tani edhe për Kosovën.

Evi i solli fat Kosovës, e cila e deklasoi Azerbajxhanin 4:0 dhe përfundoi e para në Grupin e 3-të të Ligës D.

-Advertisement-

Pas ndeshjes, të gjithë lojtarët e Kosovës shkuan te Berisha dhe realizuan një fotografi, kurse Besar Halimi ia dhuroi fanellën.

Berisha, i kishte sjellë fat edhe Dritës e cila në sezonin 2017/2018, u shpall kampione e Kosovës./Gazeta inFokusi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera