Sport

Njihuni me tifozin e çmendur, që thyen TV e tij sa herë humbet skuadra e zemrës (video)

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 08 February 2019

Zonja dhe zotërinj, “bonjour” nga Franca! Një video në YouTube ka fituar reputacion të madh, teksa në qendër të gjithçkaje është një tifoz i Olympique Marseille, i cili është më i veçanti në botë. Po përse, do të pyesni ju. Sepse e shfryn dufin e hidhërimit të humbjeve të skuadrës së tij të zemrës në mënyrë unike, e cila i kushton jo pak xhepit të tij. Ai thyen televizorët e vet, ku shikon ndeshjet, sa herë që Marseille e tij e dashur humbet.

Ne të gjithë e kemi provuar shijen e hidhur të humbjes së skuadrës që adhurojnë e përkrahim. Më e rëndë bëhet situate kur skuadra juaj pëson një gol të minutës së fundit, çka na e prish humorin e fundjavës, por të tjerë nuk mjaftohen vetëm me kaq. Një djalosh, me emrin Mohamed Henni në Francë, bën gjëra për nivele krejtësisht të ndryshme.

Henni e regjistron veten duke thyer TV-të e tij, sa herë që Marseille humbet. Ai këmbëngul se veprimet e tij janë “për t’i bërë njerëzit të lumtur” dhe “jo për teatër”, gjatë një interviste për BBC. Fakti që Henni, i cili ka mbi 1.1 milionë ndjekës në rrjetet sociale, ka thyer më tepër televizorë se sa Marseille ka fituar ndeshje këtë sezon, do të thotë shumë.

-Advertisement-

Ai i hedh klipet në kanalin personal në YouTube dhe merr miliona shikime në process. Sikurse duket, Henni përdor një varg sendesh të ndryshme për t’i goditur e thyer ekranet e televizorëve plazma në shtëpi, duke përfshirë shkopin e golfit deri te koka e tij.

Me të vërtetë një çmenduri! Ne të gjithë e dimë se një tifoz ultras e merr futbollin shumë më seriozisht, por Henni është në një nivel tjetër, këtu. Sigurisht që është argëtuese ta shikosh!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera