Njihuni me teknikën e zhvilluar nga ushtria amerikane që ju bën të flini gjumë brenda pak minutave
Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 30 May 2024
A keni dëgjuar ndonjëherë për metodën e famshme ushtarake që ndihmon njerëzit të bien në gjumë brenda pak minutave?
Teknika u zhvillua nga ushtria amerikane, kryesisht për pilotët luftarakë që kanë nevojë maksimal të reflekseve të tyre dhe për ata në luftime aktive që duhet të jenë në gjendje të bien në gjumë në situata të zhurmshme dhe stresuese.
Në mënyrë që të bini në gjumë brenda pak minutash, duhet të rehatoheni dhe të përqendroheni në frymëmarrjen tuaj. Pasi ta keni mbizotëruar atë pjesë, mund të relaksoni ngadalë të gjithë trupin tuaj nga skalpi e poshtë duke filluar nga balli dhe tiparet e fytyrës. Bëni më të mirën për t’u siguruar që të mos jeni të tensionuar dhe t’i relaksoni krahët në të dyja anët.
Imagjinoni një ngrohtësi që përhapet nga koka juaj në majë të gishtave, pastaj vazhdoni në gjoks dhe merrni frymë thellë për ta relaksuar atë pjesë, përpara se të vazhdoni të relaksoni stomakun, kofshën, këmbët dhe shputat.
Ndjesia e ngrohtë duhet të imagjinohet nga zemra deri te gishtat e këmbëve. Për të rënë në gjumë, mendja juaj në mënyrë ideale duhet të pastrohet nga çdo faktor stresues.
Imagjinoni veten diku në një vend të qetë, jeni shtrirë në një varkë në një liqen të qetë. Nëse ndjeni se ndonjë mendim po kalon në kokën tënde, atëherë për 10 sekonda thojini vetes, “mos mendo, mos mendo”.
Pas kësaj, ju mund të bini në gjumë. Ndërsa ne flemë, truri i nënshtrohet një pastrimi të madh për të asgjësuar produktet e mbeturinave qelizore të grumbulluara gjatë ditës. Lëngu cerebrospinal, një lëng që furnizon sistemin nervor kujdeset për të, në një punë që gjatë natës lehtësohet.
Është një nga gurët themelorë të neuroshkencës, i cili duket se shpjegon pse, në mungesë të gjumit, ne luftojmë për të kujtuar apo edhe për të koordinuar lëvizjet.
Në studimin e publikuar në “Nature Neuroscience”, një grup neuroshkencëtarësh nga Imperial College London ndoqën lëvizjet e lëngut cerebrospinal në trurin e minjve në tre faza të ndryshme; kur kafshët ishin zgjuar dhe aktive, kur flinin dhe kur ishin nën anestezi të përgjithshme.
Të tjera
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...