Njihuni me 2 lojtarët që ndryshuan Arsenalin, tani “topçinjtë” janë për titull!
Autori: Gazeta inFokus
13:50 | 08 November 2021
3 humbjet në 3 javët e para të sezonit janë një kujtim i largët për Arsenalin që në 8 ndeshjet e fundit ka patur një ecuri perfekte në Premier League me 6 fitore dhe 2 barazime.
Një ndryshim rrënjësor i skuadrës së Mikel Artetës me trajnerin spanjoll që ka ditur të gjejë ekulibrat në skuadër sidomos në fazën mbrojtëse duke marrë edhe duartrokitjet e tifozëve të cilët tashmë duan që spanjolli të vazhdojë gjatë në stolin e topçinjëve. Me 20 pikë të grumbulluara në 8 ndeshjet e fundit, Arsenali tashmë e sheh veten në vendin e 4-t të renditjes dhe -6 pikë larg kryesuesve të Chelsea-t.
Dy nga më të vlerësuarit te Arsenali gjatë kësaj periudhe kanë qenë dy nga afrimet e kësaj vere, qëndërmbrojtësi Ben White që u ble nga Brighton për shifrën e konsiderueshme të 58,5 milionë eurove por edhe portieri Aaron Ramsdale që erdhi nga Sheffield United për 28 milionë euro, kjo edhe për faktin që në 3 humbjet e para sezonale White u aktivizua vetëm në disfatën ndaj Brentford në ndeshjen hapëse të kampionat sepse ndaj Chelsea-t dhe City-t mungoi për arsye dëmtimi ndërkohë që Ramsdale debutimin e bëri pikërisht në sfidën që nisi kthesa e topçinjëve në Premier League në fitoren minimale 1-0 ndaj Norëich City në javën e 4-t.
Në 8 ndeshjet e fundit Arsenali ka pësuar vetëm 4 gola me një mesatare me gjysmë goli për ndeshje dhe një pjesë të meritave për këtë i ka dyshja Ben White-Aaron Ramsdale. Qëndërmbrojtësi 23-vjeçar i ka sjellë skuadrës së Artetës sigurinë e munguar gjatë këtyre sezoneve të fundit në repartin e prapavijës ndërkohë që portieri Ramsdale me pritjet e tij shpëtimtare ka evituar në shumë raste gola të sigurtë. Nga humbja turpëruese 5-0 ndaj Manchester City-t te suksesi i fundit 1-0 ndaj Watford, Arsenali i Mikel Artetës në vetëm 2 muaj ka ndryshuar fytyrë. Ndeshja e radhës është ajo ndaj Liverpoolit në Anfield një sfidë delikate dhe shumë e vështirë por që topçinjtë mund ta luajnë pa frikë.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...



































