Sport

Njihuni me Kobrat Pulev, kundërshtarin e ardhshëm të Anthony Joshuas (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 06 September 2017

Tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht se Kobrat Pulev do të jetë kundërshtari i ardhshëm i kampionit absolut të kategorisë së rëndë, Anthony Joshua.

28 tetori është dita kur dy boksierët do t’i masin forcat e tyre në Cardiff.

36 vjeçari bullgar është në formë jashtëzakonisht të mirë, teksa duelin me Joshuan e caktoi si mandatar për duelin e madh në kategorinë “IBF”, kurse Joshua ka vendosur t’i vë në lojë të gjitha titujt e tij.

-Advertisement-

Kobrat Pulev ndryshe quhet “Kobra” dhe ky pseudonim i përshtatet mjaft mirë statistikave të tij.

Ai ka zhvilluar 26 duele profesionale në kategorinë e rëndë duke triumfuar në 25 duele, 13 prej të cilave i ka fituar me nokaut (KO).

ROSTOCK, GERMANY – APRIL 05: Ivica Perkovic of Croatia (R) exchanges punches with Kubrat Pulev of Bulgaria during their heavyweight fight at Stadthalle Rostock on April 5, 2014 in Rostock, Germany. (Photo by Boris Streubel/Bongarts/Getty Images)

Dueli i tij i vetëm i humbur ishte pikërisht ndaj Wladimir Klitschkos më 15 nëntor, 2014.

Ai ka arritur që të triumfojë ndaj emrave të mëdhenj të boksit botëror si Kevin Johnson, Samuel Peter, Dereck Chisora, Maurice Harris, Tony Thompson etj.

Joshua konsiderohet favorit për këtë duel, por se me çka do të ballafaqohet ai më së miri tregojnë duelet e bullgarit tejet të rrezikshëm. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera