Lajme

Njësia speciale me aksion antidrogë në Prizren, ka të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 16 November 2022

Mëngjesin e sotëm në rajonin e Prizrenit, njësia Speciale e Policisë së Kosovës kreu një aksion antidrogë, ku u arrestuan dy të dyshuar.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë, për rajonin e Prizrenit, Sahqir Bytyqi.

Ai ka thënë se në lidhje me këtë bastisje të kryer herët në mëngjes nuk mund të japë më shumë detaje, për shkak se është aksion i monitoruar nga qendra.

-Advertisement-

“Ka pas një aksion antidrogë në Prizren sot në mëngjes janë arrestu dy persona”, tha Bytyqi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera