Lajme

Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 26 November 2024

BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij.

John Alfred Tinniswood , vdiq të hënën në shtëpinë e kujdesit në Southport ku jetonte.

-Advertisement-

Ai u bë njeriu më i vjetër i gjallë në botë në prill të këtij viti, kur Juan Vicente Pérez Mora vdiq në moshën 114-vjeçare.

Familjarët deklaruan se në ditën e fundit ai ishte “i rrethuar nga muzika dhe dashuria”.

Tinniswood, i cili lindi në të njëjtin vit që u përmbyt Titaniku, më 26 gusht 1912.

Ai u bë njeriu më i vjetër i Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2020.

John Alfred Tinniswood, u njoh nga Libri i Rekordeve Guinness si njeriu më i vjetër në botë në prill të 2024.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera