Rozë

“Njeriu më i keq në botë”, femra më seksi zbulon lajmin tronditës për motrën e saj

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 10 June 2022

Khloe Kardashian pati mbështetjen e motrave të saj gjatë episodit shpërthyes të së mërkurës në “The Kardashians”, pasi Kim zbuloi bombën më të fundit të mashtrimit të Tristan Thompson.

Skenat përmbyllëse të episodit të serialit panë kamerat që vrapuan drejt palestrës së Kim në orët e para për të kapur reagimin e yllit ndaj raportit ekskluziv të “Daily Mail” në dhjetor 2021 në lidhje me një padi për atësinë që përfshin Thompson, 31, dhe trajneren personale, Maralee Nichols.

Pasi ndanë lajmin me Kourtney dhe Kylie po aq të tronditur, motrat e quajtën Tristanin “personin më të keq në planet”. Ai e tradhtoi Khloe-n për herë të tretë dhe për shkak se u bë baba i një fëmijë tjetër, Kim foli për Tristanin duke mos i kursyer sharjet.

-Advertisement-

Khloe kishte treguar se “çdo gjë në jetën time është në një vend vërtet të mirë tani”, pasi mori pjesë në një sesion fotografik, por mëngjesin tjetër, ajo mëson se Tristan e ka tradhtuar për herë të tretë. Tristan Thompson në ditëlindjen e tij tradhëtoi Khloe Kardashian për herë të tretë.

Motrave si fillim nuk ju besohet dhe Kylie e mërzitur dëgjohet duke thënë, “Ti po gënjen”, ndërsa Kim këmbëngul, “Jo, nuk jam duke gënjyer. Unë po dridhem për të”.

Tristan u shpreh se ka pasur marrëdhënie seksuale me të, prandaj nuk e di nëse pretendimet se nëse ishte babai i fëmijës mbështeten me fakte, duke pranuar tradhtinë e tij.

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy