Rozë

Njërin e ka partner, Bora Zemani tregon sa e ka të vështirë t’i dallojë binjakët Veshaj

Autori: Gazeta inFokus 23:28 | 23 March 2023

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Por, përpos karrierës bukuroshja është gjithashtu shumë e komentuar dhe për momentet e saj private dhe lidhjes së saj me Donald Veshaj.

Mes shumë pyetjeve ditën e sotme në një ‘Ask’ të postuar nga ajo në Instastory, një nga më interesantet ishte se si arrin Bora që të dallojë Donaldin nga vëllai i tij binjak Romeo dhe Bora nuk ka ngurruar të përgjigjet.

-Advertisement-

“Për mua nuk ngjajnë fare! Si tipa po e po por edhe si pamje kanë qenë shumë të dallueshëm që nga dita 1”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera