Njëri nga policët e rrëmbyer me probleme shëndetësore, Gërvalla: Serbët i dhanë injeksion që s’dihet me çfarë efekti
Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 20 June 2023
Ditën e 14-të të këtij muaji, tre zyrtarë të Policisë së Kosovës u rrëmbyen teksa ishin duke ngrënë bukë gjatë orarit të punës në veri të vendit nga forcat serbe, ngjarje kjo për të cilën kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se kanë edhe fakte, raporton Gazeta Sinjali.
Në një konferencë të jashtëzakonshme të kryeministrit Kurti dhe ministres Gërvalla pas vizitës që i është bërë policëve në fjalë në qendrën e paraburgimit në Kralevë, dhanë disa detaje për gjendjen shëndetësore të tyre.
Gërvalla në fjalën e saj tregoi se policët e rrëmbyer, që tashmë gjenden në paraburgim, kanë theksuar se nuk janë maltretuar fizikisht por që s’iu është dhënë ushqim i mjaftueshëm, duke shtuar se janë ushqyer vetëm me një copë bukë.
E për njërin nga tre policët e rrëmbyer, ky arrestim del të jetë goxha i vështirë. Sipas, ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla polici Sheh Mustafa ka probleme shëndetësore me organet e frymëmarrjes, raporton Sinjali.
Në njoftimin e saj ajo bëri të ditur se të njëjtit i është dhënë një injeksion, për të cilin nuk dihet efekti që ka. Gjithashtu, i është ofruar edhe një pompë për frymëmarrje.
“Kanë theksuar se gjatë kësaj periudhe 48-orëshe nuk janë maltretuar fizikisht por s’iu është dhënë ushqim i mjaftueshëm – vetëm nga një copë bukë dhe jo më shumë, ndërsa Sheh Mustafa, i cili ka probleme shëndetësore me organet e frymëmarrjes i është vetëm një injeksion – nuk dihet me çfarë efekti dhe një pompë për frymëmarrje”, tha Gërvalla gjatë konferencës.
Ministrja gjithashtu tregoi se Mustafës po i mungojnë medikamentet bazike të cilat i përdor rregullisht për gjendjen e tij shëndetësore, gjë e cila po ia vështirëson qëndrimin në burg.
Ajo shtoi se së bashku me familjen e Mustafës do të përpiqen që t’ia sigurojnë medikamentet e nevojshme.
“Sipas tyre, trajtimi nga ana e gardianëve të burgut është korrekt. Atyre iu jepet ushqim në baza të rregullta ditore, edhe pse cilësia është jo e mirë. Dje nga autoritetet e burgut iu janë dhënë të brendshme dhe aksesorë të higjienës. Sheh Mustafa ka theksuar se i mungojnë ende medikamentet bazike të cilat i përdor rregullisht për gjendjen e tij shëndetësore dhe kjo po ia vështirëson qëndrimin në burg”, njoftoi ndër tjera Gërvalla.
Të tjera
-
Ish-deputeti i Vetëndosjes: Me Kurtin mbaron tranzicioni politik, e votuan veç me i çu tjerët n’shpi
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, tha në Pressing në T7 s...
-
Gashi: Qeveria Kurti me afera të jashtëzakonshme korruptive
Shefi i grupi parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ka pa...
-
Debati i nesërm Harris-Trump, dhjetëra miliona amerikanë pritet ta ndjekin
Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republi...
-
Ymeri: Osmani e Kurti s’mund ta durojnë mendimin ndryshe, të dy janë grindavecë
Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se presidentja Vjosa Osma...
-
“Shkëqyen”,- Pasi gaboi detyrën, merrë teposhtëzën Kurti- Shkëlqen me gabime
Kryeministri Albin Kurti, para disa ditëve ka kërkuar falje publikisht nxënës...
-
Deputetja e LDK-së: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti
Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se reag...
-
Baton Haxhiu: Vjosa e Bulliqi e glorifikuan figurën e Rugovës e të njëjtit e rrënuan trashëgiminë e tij
Gazetari Baton Haxhiu duke komentuar përurimin e shtatores së ish-presidentit...
-
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula
Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se më...
-
Rruga Deçan-Plavë, tuneli i Rozhajës, korridoret ajrore, Aliu njofton për bisedën me kryediplomatin e Malit të Zi
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është takuar me Ervin Ibrahimovic, z...
-
Bajqinovci i reagon Stanos: Qasje e pabarabartë e BE-së, asnjë masë ndaj Serbisë që bllokon kufijtë me banditë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj zëdhënës...
-
Së shpejti do të nisë gjykimi ndaj Haxhi Shalës, Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit
Pas një periudhe afro një vjeçare qëndrimi në paraburgim, së shpejti pritet t...
-
Çfarë po ndodh në rajon? 30 mijë rusë regjistrohen si rezidente të perkohshëm në Serbi
Në një mëngjes vere të nxehtë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, Vadim Morus,...