Sport

“Njerëzit mendojnë se jam i dëmtuar”, Ansu Fati: Nuk largohem nga Barça, dua të fitoj këtu!

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 03 June 2024

Pas huazimit te Brighton në Premier League, Ansu Fati është rikthyer në radhët e Barcelonës me sulmuesin që nuk ka ndërmend të largohet sërish. Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, Fati theksoi se ëndërron të fitoj tituj me katalanasit ndërsa shtoi se është në gjendje shumë të mirë fizike pasi nuk dëmtohet prej dy vitesh.

“Ëndrra ime është të kem sukses me Barcelonën, e mendoj këtë që ditën e parë kur shkela në këtë klub dhe isha vetëm 10-vjeç. Këto vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta, por është pjesë e futbollit. Unë jam 21-vjeç dhe duhet të vazhdoj të rritem, por kam shpresën që do të mund t’ia shpërblej tifozëve gjithë dashurinë e treguar ndaj meje.

Çdo ditë në rrugë takoj njerëz që më inkurajojnë dhe vazhdojnë të më duan këtu. Kjo më jep motivim dhe më shtyn të vazhdoj të luftoj për këtë klub dhe të jap më të mirën time.

-Advertisement-

Gjendja fizike? Tani për tani jam në 100%. Unë jam duke punuar shumë sepse mendoj se ka gjithmonë hapësirë ​​për përmirësim. Kaloj shumë orë në palestër. Ka njerëz që besojnë se unë jam gjithmonë i dëmtuar, por u bënë dy vite pa dëmtim. Kam pasur një dëmtim të vogël dhe njerëzit ende e mbajnë mend. Vitin e kaluar luajta sezonin e plotë dhe nuk humba asnjë ndeshje. Isha i përgatitur dhe luftova deri në momentin e fundit”, u shpreh Fati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera