Lajme

Njëra deputete e LVV-së e “gozhdoi” profesorin për vallëzimin në Tik Tok, tjetra i del në mbrojtje

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 31 January 2022

Menjëherë pasi profesori nga Vushtrria, Lulzim Paci, u bë i famshëm në rrjetin social Tik Tok për vallëzimet e tij të stilit popullor, deputetja e Vetëvendosjes, Fjolla Ujkani kërkoi suspendimin e tij duke e konsideruar veprim skandaloz, vallëzimin e tij.

Ujkani në reagimin e saj, i bëri thirrje drejtorisë së shkollës në Vushtrri që të merren masa ndaj profesorit në fjalë, shkruan Gazeta Infokus.

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, në veçanti juve nxënës të Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’- Vushtrri, dhe juve prindër. Ditëve të fundit njëri nga profesorët e Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’ është duke publikuar video të tij, të cilat janë veprime të pahijshme dhe degjeneruese. Andaj, i bëj thirrje drejtorit të Gjimnazit dhe drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë. Sepse veprimet tij përmes videove lënë të kuptojnë, që një profesor i tillë nuk mund të arsimoj dhe edukoj kategorinë më të çmueshme të shoqërisë, rininë tonë”, thuhet në statusin e saj të publikuar më 27 janar.

-Advertisement-

Mirëpo si duket jo të gjithë nga partia në pushtet, janë të mendimit të njëjtë me deputeten. Deputetja tjetër e Lëvizjes Vetëvendosje, i është bashkuar iniciativës së rrjeteve sociale, të cilët kanë krijuar një sfidë vallëzimi, përmes së cilës po shprehin përkrahjen ndaj profesorit Paci.

Adriana Matoshi, ka publikuar videon në llogarinë e saj në Tik Tok, në përkrahje të profesorit për sfidën “Profa Challenge”.

“Une nuk di me kcy se nuk jom valltare profesioniste, po bash qitash qe kom arsyje mas krejt seneve qe i kalova, nuk e kom plan me u nal tu kcy o profe. Une jom ftyre publike se jom pjese e skenes se artit qe shume vjet, tash edhe pjes e politikes, po prap m’shajne, m’keshin, e bullizojne me mu. Po apet nuk e kom plan mu nale o profe”, ka shkruar Matoshi në videon e publikuar.

E pati edhe shumë qytetarë që përmes rrjeteve sociale kritikuan deputeten Ujkani në lidhje me reagimin që pati për profesorin e famshëm të Tik Tokut, madje u kërkua edhe shkarkimi i saj duke e konsideruar reagim të ekzagjeruar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera