Lajme

Një zyrtar nga Zyra e Komisionerit të OSBE-së për pakicat ka ardhur në Kosovë, Hovenier e pret në Ambasadë

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 15 March 2024

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, ka njoftuar për takimin që ka pasur sot me Ambasadorin e OSBE-së, Marke Szcyzgiel, i cili punon në kuadër të Zyrës së Komisionerit të Lartë për Minoritetet Kombëtare në OSBE.

Hovenier ka thënë se SHBA-ja qëndron fuqishëm krah përpjekjeve të OSBE-së për të avancuar të drejtat e minoriteteve kombëtare përmes rajonit që mbulon OSBE-në, përfshirë edhe Kosovën.

“E vlerësoj takimin kuptimplotë me Ambasadorin Szcyzgiel, i cili është Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me vendosmëri pranë përpjekjeve të OSBE-së për të avancuar të drejtat e pakicave kombëtare në të gjithë rajonin e OSBE-së, përfshirë Kosovën”, ka shkruar Ambasadori amerikan.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera