Lajme

Një zyrtar i Partisë Liberale i bashkohet Gjergj Dedajt në Ambasadën në Shkup

Autori: Gazeta inFokus 07:20 | 10 January 2020

Lindon Kqira është ndër njerëzit e fundit që ka marrë gradë diplomatike nga ministri në largim i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Nëpërmjet një vendimi të dyshimtë, zyrtari i Partisë Liberale (PLK) është dërguar në Ambasadën e Kosovës në Shkup, në krye të së cilës është kryetari i nderit i së njëjtës parti Gjergj Dedaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nëpërmjet vendimit, Kqirës i bëhet grada diplomatike “ministër këshilltar”, e treta për nga lartësia – fill pas gradës ambasador dhe ministër.

-Advertisement-

“Z. Liridon Kqira i bëhet barasvlerësimi i gradës Konsull i Përgjithshëm, në gradën Ministër Këshilltar”, thuhet në vendimin e Pacollit.

“Z. Liridon Kqira, sipas dekretit të presidentit të Republikës së Kosovës për emërimin e tij, shërben në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup/Maqedoni, me mandat 4 vjeçar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera