Një zviceran ka vendosur të hyjë në grevë urie, kjo është arsyeja
Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 25 April 2023
Roy Dalle Vedove, një zviceran që jeton në kantonin e Valais, ka vendosur të hyjë në grevë urie nga 1 maji.
Arsyeja pse ai ka vendosur të hyjë në greve urie është për të protestuar kundër paaftësisë burokratike dhe pabarazisë së skemës zvicerane të sigurimeve shëndetësore.
“Kam bërë vizita të shumta në zyra për kompensim gjatë dy viteve të fundit, dhe ende ata nuk i kanë paguar subvencionet e mia për vitin 2018” thotë ai.
“Kur shkova atje në shkurt, më thanë se nuk e kisha plotësuar siç duhet formularin, ndonëse unë kisha dorëzuar policën e vitit 2018 një vit më parë. Dhe sa herë që shkoja për të pyetur se pse nuk kisha marrë kompensimin përgjigja ishte – do të duhen disa javë. Por ‘mjaft është mjaft’” ka deklaruar ai pasi ka marrë vendim për të hyre në greve urie.
Dalle Vedove ka vite që po lufton kundër pabarazisë së sistemit të sigurimeve shëndetësore të Zvicrës. Ai thotë se mënyra e llogaritjes së primeve nuk ndjek parimin bazë të sigurimit se primi duhet të bazohet në rrezik.
Njerëzit që ndjekin një mënyrë të shëndetshme të jetuarit e cila redukton rrezikun e shëndetit të dobët nuk shpërblehen me prime më të ulëta.
“Ne që ushtrojmë rregullisht, nuk pinë duhan, nuk konsumojmë alkool , paguajnë të njëjtat çmime si ata njerëz , ushtrimi i vetëm i të cilëve është ndezja e cigares së radhës dhe ngritja e një gote tjetër alkool në buzët e tyre.”
Sistemi i kujdesit shëndetësor i Zvicrës llogaritet të jetë i dyti më i lartë në botë. Por Dalle Vedove, pretendon se ky rezultat bazohet në të statistikave tejet të vjetruara dhe aktualisht nuk dihet de si është gjendja.
Por çfarë është më shqetësuese për Dalle Vedove është fakti se ai i ka shkruar Zyrës Federale të Shëndetit Publik dhe të gjithë anëtarëve të parlamentit të Zvicrës.
“Njëzet e pesë prej tyre e fshinë emailin e palexuar”, ka deklaruar ai.
“Ata mund të veprojnë shpejt kur duhet të kursejnë paratë e të pasurve!” thotë ai, duke iu referuar paketës së fundit të shpëtimit të Credit Suisse, gjigantit bankar zviceran.
“Por kur bëhet fjalë për njerëzit që punojnë që po luftojnë për të përballuar primet e sigurimit shëndetësor, ata nuk bëjnë asgjë.”
Nëse greva e urisë e Dalle Vedove do të lëviz gjerat për të ndryshuar politikat e sigurimit shëndetësore në Zvicër, kjo mbetet të shihet.
Të tjera
-
Presidentja Osmani në samitin e Kopenhagës: Serbia po luan sipas skemës së Putinit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Serbinë koh...
-
Varhelyi: Anëtarësimi i Serbisë në BE kalon përmes procesit të dialogut
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i BE-së, Oliver Varhelyi, është duke qën...
-
Shtetet e QUINT-it reagojnë për ndalimin e hyrjes në Kosovë të patriarkut serb Porfirije
Shtetet e QUINT-it kanë reaguar për ndalimin e hyrjes në Kosovë të patriarkut...
-
LDK pasi refuzoi takimin: Zgjidhja është e thjeshtë, Albin Kurti duhet të dorëhiqet
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një komunikatë për media pasi mbrëmë ...
-
QUINT-i dënon ndalimin e vizitës së patriarkut Porfirije në Kosovë
Shtetet e QUINT-it e kanë dënuar vendimin e autoriteteve kosovare për ndalimi...
-
Gërvalla tregon a ka shanse që Kosova të hyjë në rend dite për Këshill të Evropës
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur për proce...
-
Ministrja Nagavci mbështet draft-statutin e ri të UP-së
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ...
-
Prokuroria thërret sërish kunatën e Alma Arrazit, dyshohet për vërtetësinë e dëshmisë
Në orën 09:55 minuta, Valentina Arrazi, kunata e të ndjerës Alma Arrazi është...
-
Vuçiq takohet me ambasadorin rus, i flet për Kosovën dhe rezolutën e Srebrenicës
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin rus në Beograd,...
-
Sijarto pas takimit me Bislimin: Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor, interesi kombëtar i Hungarisë
Ministri i Punëve të Jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto përmes një postimi n...
-
AAK tregon kushtet për shpërndarjen e Kuvendit
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Prokuroria ngritë aktakuzë kundër Goran Rakiq
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish-kryetarit të...