Lajme

Një zviceran fiton shumën rekorde në Euromillions: 228 milionë franga

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 27 February 2021

Është fitimi më i madh që një zviceran ka realizuar ndonjëherë që kur është lansuar Euromillions si llotari transnacionale, në vitin 2004.

Një zviceran theu 228 milion Euromillions mega çmim i parë. Është fitimi më i madh që një zviceran ka realizuar ndonjëherë që kur është lansuar Euromillions si llotari transnacionale, në vitin 2004, shkruajnë mediat zvicerane.

Se çmimi rekord i lotarisë Euromillions ka shkuar në Zvicër, njofton gazeta franceze “Le Parisien”.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për 228 milionë franga (210 milionë euro) të cilat një zviceran tani mund t’i quajë të tijat. Fituesi i çmimit tani ka gjashtë muaj në dispozicion për të marrë paratë e fituara.

Kësaj here, një person i vetëm me fat merr për vete të gjithë çmimin e parë.

Numrat fitues të premten ishin: 6, 12, 22, 29 dhe 33 me yjet me numrat 6 dhe 11. Ndërsa një e qëlluar ishte me “5 plus 2”, transmeton albinfo.ch.

Fitimi i deridjeshëm rekord ishte 200 milionë euro (pothuajse 219 milion franga). Këtë e kishte arritur një francez, më 11 dhjetor të vitit të kaluar.

Përveç fituesit të çmimit të parë, 12 persona ndajnë paratë e çmimit për 5 numra të saktë dhe një yll. 3

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera