“Një zhgënjim i madh”, Xavi pas elimiminit: Në Old Trafford vendosën detajet
Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 24 February 2023
Barcelona u mposht me rezultatin 2-1 në Old Trafford përballë Manchester United duke mbyllur shumë shpejt rrugëtimin në Europa League. Katalanasit edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Robert Lewandowskit, nuk mundën ta menaxhonin atë dhe pas sfidës duket se edhe trajnerit Xavi Hernandez i kishte mbetur peng kjo pjesë. Xavi u shpreh se skuadra e tij duhej ta kishte mbyllur në avantazh pjesën e parë ndërsa shtoi se eliminimi është një zhgënjim i madh për spanjollit.
“Ai goli i barazimit na bëri shumë dëm, erdhi nga një top që humbëm. Dhe kur humbet të tilla duele atëherë e pëson, United luajti me shumë intensitet. Më vjen keq sepse ishim në kontroll dhe kaluam të parët në avantazh, mendoj se ishin dy ndeshje të balancuara por detajet e vogla vendosën në favor të United.
Është një zhgënjim i madh sepse kishim shumë iluzione për këtë kompeticion, por ishte një rival i fortë përballë. Ishin shumë mirë fizikisht. Nëse do të kisha Pedrin apo Gavin të paktën për pjesën e dytë, mund të kishte një tjetër skenar, këtë nuk e them për t’u justifikuar, e kam për mënyrën si ata lëvizin në gjysmëfushën kundërshtare. Sergio Roberto luajti mirë, po ashtu edhe Kessie me De Jong, por Gavi dhe Pedri më lejojnë të bëj lojën që unë dua.
Por, kështu ndodh në kompeticionet europiane dhe detajet vendosin, edhe pse duhet të them se meritonim më shumë. Duhet të bëjmë autokritikë dhe në vitin e ardhshëm të rikthehemi më të përgatitur, tani duhet të fokusohemi tek kampionati dhe kupa. Të vazhdojmë përpara sepse jeta ecën”, u shpreh Xavi.
Të tjera
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...