Lajme

Një vjet burg pasi ushtroi dhunë ndaj gruas së tij

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 29 October 2021

Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se kanë dënuar me një vit burgim të pandehurin N.J. për veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se “Me datë 02 tetor, në orët e mbrëmjes në Prizren, në shtëpinë e përbashkët familjare, me dashje kryen dhunë ose keqtrajtim fizik dhe psikologjik apo emocional, me qëllim të cenimit të dinjitetit të të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që në ndikimin e alkoolit pas një mosmarrëveshje që kishin i njëjti fillon ta godet me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, e kap për flokë dhe e gjuan me telefon në fytyrë, me ç ‘rast me këto veprime i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin, të përshkruara edhe nga akt ekspertimi mjeko ligjor”.

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera