Rozë

Një vit nga vdekja e Mona Ismailit, Zanfina e kujton me fjalë emocionuese (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 25 April 2017

Sot (e martë) bëhet një vit që kur Mona Ismaili, nëna dhe menaxherja e këngëtareve Adelina dhe Zanfina Ismaili ndërroi jetë.

Mona ndërroi jetë në banesën e saj në Prishtinë, në moshën 57 vjeçare, pas një vuajtje tre mujore nga sëmundja e kancerit.

Zanfina, vajza e lidhur shumë me të ëmën, e përjetoi shumë keq humbjen e saj, megjithatë gjeti forcën për t’i dedikuar një këngë të fuqishme, me vargje emocionuese, këngë të cilën do ta quante thjeshtë “M”.

-Advertisement-

Përndryshe, sot pas një viti mungesë, Zanfina shkruan disa fjalë emocionuese në rrjetin social Instagram, të cilat ia dedikon nënës së ndjerë, mungesën e së cilës e ndjen pafund.

“1 vje pa ty. 1 vjet pa zërin tënd, 1 vjet pa praninë tone, pa energjinë tone, pa dashninë tone, pa mbrojtjen, pa duart e tua rreth qafës tem, 1 vjet zbrazsti, me terr dhimbje e mall pafund. Çdo ditë që shkon është çdo ditë më afër teje” (sic.), shkruan këngëtarja Ismaili.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera