Rozë

Një virus në Instagramin e Britney Spears

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 11 June 2017

Seksioni i komenteve në llogarinë e Instagramit të Britney Spears është përdorur nga hakerat për të koordinuar sulmet.

Kompania e sigurisë Eset, ka zbuluar se hajdutët e internetit kontrollonin një virus të quajtur Turla, duke postuar komente mbi fotot e këngëtares.

Komenti në fakt dukej si spam, por më pas transformohej në një virus, duke shigjetuar viktimat e faqeve të tjera. Edhe faqe të tjera janë përdorur për të gjurmuar viktimat dhe për të përhapur virusin.

-Advertisement-

Turla ka qënë aktive që nga 2014, dhe synonte të kapte punonjësit e qeverisë, diplomatët dhe zyrtarë të tjerë, thotë kërkuesi i Eset, Jean-Ian Boutin. Mendohet të jetë përdorur nga një grup hakerash që punonin për shtetin rus.

Shpesh, tha ai, ata që krijuan Turlën kanë kompromentuar faqe që synohej të vizitoheshin.

Një server i kompromentuar i kërkonte vizitorëve të instalonin një ‘extension’ për brouserin Firefox.

Z. Boutin tha se kanë qënë në kontakt me Mozilla, e cila po punon për të ndaluar këtë ‘extension’  nga Firefox. Në një deklaratë në Instagram thuhet: “Ne jemi në dijeni të këtij aktiviteti dhe po ndërmarrim veprime kundër llogarive përgjegjëse”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera