Lajme

Një tjetër stuhi po afron në Kosovë nga veriperëndimi

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 31 May 2022

Pas rrebesheve lokale të shiut, breshërit dhe shkarkesave elektrike që karakterizuan pjesë të ndryshme të Kosovës, ndonëse jo afatgjate, një tjetër sistem frontal gjendet momentalisht pëgjatë kufirit të Malit të Zi dhe Serbisë, e cila po sjellë kushte të ngjashme me ato që ishin të pranishme gjatë ditës.

Pra, në orët vijuese pritet sërish të ketë rrebeshe lokale shiu e mundësi për breshër, si dhe shkarkesa elektrike, duke mos përjashtuar edhe erërat e fuqishme në momente të caktuara. Ky sistem parashihet të jetë kryesisht i përqëndruar në zonën perëndimore, veriperëndimore, veriore, verilindore dhe disi atë qëndrore. Megjithatë, edhe zonat tjera mund të preken nga ky sistem. /MeteoKosova/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera