Lajme

Një tjetër aksident me fatalitet në Kosovë, 52-vjeçari humb jetën në Shirokë të Suharekës

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 21 July 2026

Një 52-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Shirokë të Suharekës.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:06, ku automjeti drejtohej nga B.U., 52 vjeç, banues në fshatin Shirokë.

-Advertisement-

Si pasojë e vetaksidentit, drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime të rënda trupore. Pavarësisht trajtimit mjekësor, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti. /Lajmi.net/

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy