Një sistem arsimor ambicioz në mbështetje të zhvillimit të vendit

Autori: Gazeta inFokus
11:56 | 21 January 2025
Kina synon që deri në vitin 2035 te realizojë një plan arsimor ambicioz, në mbështetje të përpjekjeve për modernizim dhe përtëritje kombëtare.
Po punohet për të përshpejtuar zhvillimin e universiteteve të avancuara kërkimore, do të nxisë universitetet e huaja të nivelit të lartë në shkencë dhe inxhinieri për të ofruar programe në Kinë, si edhe do të promovojë fuqishëm programet profesionale të diplomës pasuniversitare.
Gjithashtu do të krijojë një mekanizëm për të rregulluar disiplinat dhe degët e studimit, në përputhje me përparimet shkencore, teknologjike dhe strategjitë kombëtare të vendit.
Janë shtuar në këtë periudhë 1.673 programe universitare urgjentisht të nevojshme për strategjitë kombëtare. Gjithashtu janë hequr 1.670 që nuk përputhen me zhvillimin ekonomik dhe social në 2024.
Ndër degët e reja janë pajisjet inteligjente detare, teknologjia inteligjente e materialeve dhe inxhinieria ndërdisiplinore. Për shembull, Universiteti i Teknologjisë i Kinës Jugore ishte i pari që aplikoi për të ofruar programe në shkencat kompjuterike dhe inxhinierinë e pajisjeve kryesore inteligjente detare.
Këto dy degë kryesore studimi janë krijuar për të mbështetur përmirësimin e industrive strategjike të Kinës dhe zhvillimin e industrive të teknologjisë së lartë në Zonën e Gjirit të Madh Guangdong-Hong Kong-Makao.
Kina ka 1.308 universitete të cilat ofrojnë 816 degë studimi, të shpërndara në 93 nënkategori brenda 12 kategorive. Që nga viti 2012, autoritetet arsimore kanë hapur 21.000 programe universitare dhe kanë anulluar ose pezulluar 12.000, sipas ministrisë.
Projekti i ri arsimor i kushton vëmendje të madhe hapjes. Kina do të rrisë kapacitetin e saj për të trajnuar dhe tërhequr talentet globale, për të zgjeruar shkëmbimet rinore midis Kinës dhe vendeve të tjera, si edhe për të zbatuar programe ndërkombëtare të shkollave verore.
Gjatë tre viteve të ardhshme Kina do të nisë 800 projekte kryesore ndërkombëtare të shkollave verore. Përveç kësaj, do të ftojë 50.000 adoleshentë amerikanë në Kinë për programe shkëmbimi gjatë pesë viteve të ardhshme dhe 10.000 adoleshentë francezë në tre vitet e ardhshme.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot mjaft të ndryshueshëm, edhe pse gjatë dite...
-
Rasti i foshnjës që u fut në rrobalarëse në Spitalin e Pejës, mbahet seanca e parë gjyqësore
Gati tri vite pas ngjarjes së rëndë, dy të akuzuarit, S.I. dhe E.A., punonjës...
-
Kë do votonte Tirana nëse zgjedhjet do mbaheshin sot?
Barometri Euronews-Albania ka sjell për publikun matjet e dyta politike për Q...
-
Përpjekje për “peshkim”, Lushaku-Sadriu: Dy deputetë të LDK’së u kontaktuan nga VV’ja, por morën përgjigjen e duhur
Deputetja e LDK’së, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur sa i përket mundësisë së ‘...
-
Zbulohen detaje nga takimi i diskutueshëm: Trump e “përzuri” Muskun nga Pentagoni
Para disa javësh, mediat në SHBA raportuan se Elon Musk ishte parashikuar të ...
-
Bajrami: Kurti s’është aq i çmendur të mendoj sa të tjerët ia duan shtetin më shumë se LDK-ja
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se gjuhen polarizuese në skenën...
-
Të shtënat me ạrmë zj*rri në Tiranë, shtatë persona të përfshirë në rast
Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme te Liqeni Artificial në T...
-
A do ta formojë nesër Kurti qeverinë? Ejup Maqedonci jep detajet e fundit
Në lidhje me formimin e Qeverisë, Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedo...
-
Zemaj: S’po kërkojmë braktisjen e institucioneve, Kurti le t’ia bartë kompetencat zëvendëskryeministrit
Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, ka thënë se nuk po kërkojnë braktisjen e ins...
-
Muharrem tregon për importin e rrymës në mars 2025: S’po i besoj syve e as trurit
Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharemi, ka thënë se 725.37% ka rritj...
-
Përmbyllet studimi i fizibilitetit dhe dizajni paraprak për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë
Në Shkodër u prezantua sot studimi i fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prish...
-
Hasanaj: Protestat kundër shtrenjtimit të rrymës s’do të ndalen
Luan Hasanaj nga iniciativa “Asnjë cent më shumë” ka bërë të ditur se protest...