PBB-ja me një rritje 5.4 % në tremujorin e parë

Autori: Gazeta inFokus
18:23 | 16 April 2025
Produkti i brendshëm bruto (PBB) i Kinës për tremujorin e parë të vitit 2025 ishte 31.875 trilionë juanë (4.337 trilionë dollarë), duke u rritur me 5.4 për qind në bazë vjetore dhe 1.2 për qind në bazë tremujore krahasuar me tremujorin e katërt të mëparshëm, sipas të dhënave nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS) të mërkurën.
Kjo rritje ekonomike, e cila ishte mbi parashikimet e analistëve, është nxitur nga një ngritje prej 3.5 % e vlerës së shtuar të sektorit parësor, 5.9 % e sektorit dytësor dhe 5.3 % në sektorin tretësor. Vlera e shtuar industriale nga ndërmarrjet e ashtuquajtura “mbi madhësinë e përcaktuar” u shtua përkatësisht me 6.5 e 7.7 për qind në krahasim me tremujorin e parë të vjetshëm e me marsin e sivjetshëm.
Prodhimi i pajisjeve dhe prodhimi i teknologjisë së lartë patën një performancë veçanërisht të mirë në tremujorin e parë, me rritje përkatësisht prej 10.9 e 9.7 për qind. Sektori i shërbimeve gjithashtu ruajti rritjen e shpejtë, veçanërisht shërbimet moderne, si transmetimi i informacionit, softuerët dhe shërbimet e teknologjisë së informacionit, të cilat shënuan një rritje prej 9.9 për qind.
Edhe prodhimi bujqësor ishte në një gjendje të mirë, me një vlerë të shtuar të kultivimit të kulturave bujqësore që u rrit 4.0 për qind në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Tregu i konsumit ka pasur një rimëkëmbje graduale, me shitjet e përgjithshme me pakicë të mallrave të konsumit që u rritën me 4.6 për qind. Investimet në asete fikse vijuan të shtohet, dhe investimet në industrinë e teknologjisë së lartë u rritën 6.5 për qind. Vlera e përgjithshme e importeve dhe eksporteve të mallrave u ngrit me 1.3 për qind, prej të cilave eksportet u shtuan 6.9 për qind, duke arritur në 6.13 trilionë juanë. Edhe të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve u shtuan, me një rritje reale 5.6 për qind.
Raporti nga Zyra Kombëtare e Statistikave thekson se ekonomia kineze ka vazhduar të përmirësohet në përgjithësi me mbështetjen e makropolitikave, duke bërë përparim të mëtejshëm në zhvillimin me cilësi të lartë. Pavarësisht një mjedisi të jashtëm kompleks dhe të vështirë, baza e brendshme ekonomike po vijon të konsolidohet, roli i inovacionit po rritet dhe nxitësit e rinj të zhvillimit po përshpejtohen.

Të tjera
-
Shifra alarmuese të migrimit, fshati kosovar kishte 690 nxënës më 2008 tani vetëm 210, thotë ekonomisti Misini
Një nga problemet më të mëdha me të cilat po përballet Kosova sot, vlerësohet...
-
Imzot Dodë Gjergji uron Festën e Pashkëve
Imzot Dodë Gjergji i ka uruar besimtarët për festën e Pashkëve. Ai para shumë...
-
Muharremi: Linçimi që po i bëhet Shkëlqim Devollit nga Kurti është s*lm brutal ndaj bizneseve vendore
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ashpër ndaj, si...
-
Osmani kujton përvjetorin e rënies së heroit Sali Çekaj: U shqua për dashuri të pakushtëzuar për atdheun
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin e kombit, Sali Çekajn, ...
-
Tahiri: Janë dy arsye pse Albulena Haxhiu është e padenjë për të qenë kryetare e Kuvendit
Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se Albulena...
-
Duda Balje i ndanë rrugët me Kurtin edhe pse konfirmon se i është ofruar Ministri: Kemi vendos me shku në opozitë
Deputetja e zgjedhur nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, e cila sot nuk mori...
-
Begaj: Gëzuar Pashkën të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Pashkën për të gjithë besimta...
-
Haradinaj uron Pashkët, shpreson për njohje të Kosovës nga Vatikani
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka uruar të gjithë besimtarët e krisht...
-
Prishtina me mbi 20 punishte aktive – fillojnë punimet në rrugën Agim Ramadani dhe nyjen që lidh rrugëm B dhe C
Drejtoria e Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka njoftu...
-
Miftaraj për VV’në: Për të drejtat e qytetarëve s’bëjnë zë, për interesat e tyre kanë shumë energji për të sulmuar
Ehat Miftaraj nga IKD, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se e nj...
-
LDK porosi Kurtit: Përpjekjet për të shtyrë agjendë pa i pasur 61 vota cenojnë demokracinë, s’lejojmë bllokimin e Republikës
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media është thënë...
-
Ushtarët italianë të KFOR-it përkujtojnë trimërinë e atyre që l*ftuan për lirinë e shtetit të tyre
KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se sot kontingjenti i usht...