Një shqiptar në mesin e të mbijetuarve të tragjedisë në ‘Kanalin Anglez’, kështu paraqitet gjendja e tij
Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 14 December 2022
Një shqiptar i quajtur Denis, është mes të mbijetuarëvë të tragjedisë së Kanalit Anglez mëngjesin e sotëm.
Abcnews.al, mëson se shqiptari i quajtur Denis, është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa është shpëtuar nga anija e peshkimit e cila dha ndihmën e parë për emigrantët që ishin në gomonen e çarë.
Burime për Abcnews.al, bëjnë të ditur se nga verifikimet deri në orën 14:00, nuk rezultojnë shqiptarë të tjerë, megjithatë detaje të tjera pritet të dalin lidhur me kombësinë dhe identitetin e viktimave dhe të mbijetuarve të kësaj tragjedie.Deri më tani media britanike raportojnë se janë shpëtuar 43 persona ndërsa 4 të tjerë janë shpallur të vdekur.
Fillimisht ishte një varkë peshkimi që ka dhënë ndihmë për emigrantët, ndërsa më pas janë njoftuar emergjencat civile të Francës dhe Britanisë së Madhe.Kryeministri britanik, Rishi Sunak, reagoi për përmbytjen e varkës me emigrantë në Kanalin Anglez.
“Jam i sigurt që e gjithë Dhoma (e parlamentit) ndan keqardhjen e time për përmbytjen e një varke të vogël në Kanal, në orë të para të mëngjesit të sotëm dhe për humbjen tragjike të jetëve njerëzore”.“Zemrat tona janë me ata që preken nga kjo ngjarje dhe nderimet tona me ata që janë përfshirë në operacionin e gjerë të shpëtimit”, tha ai.
Fjalët e kryeministrit britanik u pasuan nga reagimi i liderit të laburistëve, Keir Starmer.“Kjo është një kujtesë se bandat kriminale që kontrollojnë ato rrugë venë në rrezik jetët e të dëshpëruarve dhe përfitojnë nga fatkeqësia e tyre. Ata duhet të shkatërrohen dhe të çohen para drejtësisë”, tha Starmer.
Qeveria britanike konfirmoi vdekjen e 4 emigrantëve, ndërsa të paktën 43 persona të tjerë u shpëtuan nga ekipet e kërkim-shpëtimit që vijojnë operacionin.
Të tjera
-
Ndihmëssekretari i NATO-s: S’mendoj se jemi në situatë për të folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Boris Ruge, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, ka thënë se mendon që...
-
“Mati 1” e “Bregu i Diellit” pa ujë shkaku i problemeve teknike
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se Lagjja ...
-
Osmani takohet me përfaqësues të Google dhe Amazon: Synim është përfshirja e plotë e Kosovës në platformat më të mëdha globale
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar sot me ...
-
KFOR-i vazhdon stërvitjet për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale
Grupi i Përbashkët Shumëkombësh për Mbështetjen e Logjistikës (JLSG) dhe ...
-
LDK: Nga janari 2025 bizneseve u dyfishohet tatimi në pronë, pengesë për zhvillimin ekonomik
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e sa...
-
Uji me mangan, Tahiri: Qeveria s’po merret me rastin sepse nuk përfitojnë miliona nga ai
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se qyt...
-
Kthehen në Itali 12 emigrantët që u vendosën për pak ditë në Gjadër të Shqipërisë
Një anije e marinës italiane ktheu të shtunën në Itali 12 emigrantët e parë n...
-
Misioni i SHBA-së në OSBE: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje, liderët të promovojnë shoqëri gjithëpërfshirëse
Katherine Brucker, e ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara në...
-
Krasniqi pret në parti deputetin gjerman, Hacker: Vlerat liberal-demokratike kundërpeshë ndaj populizmit
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është t...
-
Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago: Secili prej tyre dëshmon fuqinë e jashtëzakonshme të kombit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua në Çikago me diasporën shqiptare. ...
-
Hykmete Bajrami: LDK është e vetmja alternativë qeverisëse
Deputetja Hykmete Bajrami thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e v...
-
Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR-it
Kontingjenti i dytë i karabinierëve nga Inspektorati i Përgjithshëm i Karabin...