Lajme

Një sexhade në mesin e gjësendeve të gjetura nga nëndetësja e zhdukur, ja ç’u gjet tjetër

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 24 April 2021

Forcat detare të Indonezisë thanë të shtunën se nëndetësja, e zhdukur nga e mërkura në Bali me 53 anëtarë të ekuipazhit brendasaj, është humbur. Para gazetarëve u paraqitën disa gjësende që besohet se ishin brenda nëndetëses.

Ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën dy shishe, një pjesë të drejtuesit të silurit dhe sexhade që përdoren për falje, shkruan Daily Mail.

Një pjesë e sexhades që u gjet në det e që besohet se i përkiste njërit prej anëtarëve të ekuipazhit

Komandanti i forcave detare të Indonezisë, Admirali Yudo Margono, deklaroi: “Me dëshmitë autentike që kemi gjetur, që besojmë se janë nga nëndetësja, tani kemi lëvizur nga gjendja e nëndetëses së zhdukur në nëndetëse të fundosur.”

Sipas një skanimi me instumente për gjetjen e lokacionit, besohet se nëndetësja tashmë ndodhet në thellësi prej 850 metrash, që është më e madhe sesa thellësia në të cilën ajo mund të operojë.

Zyrtarët kanë thënë se rezervat e oksigjenit për anëtarët e ekuipazhit kanë mbaruar në orët e hershme të së shtunës, duke i venitur shpresat se ata mund të shpëtohen të gjallë.

Të tjera