Lajme

Një seri shpërthimesh raportohen në Ukrainën, pasi Zelensky paralajmëroi se Rusia filloi ofensivë të re

Autori: Gazeta inFokus 07:22 | 19 April 2022

Mediet ukrainase kanë raportuar një seri shpërthimesh përgjatë vijës së frontit në qytetin lindor të Ukrainës, Donetsk, me bombardime në Marinka, Slavyansk dhe Kramatorsk aty pranë.

Zyrtarët lokalë dhe mediet lokale thanë gjithashtu se shpërthime u dëgjuan në Kharkiv në verilindje të Ukrainës, Mykolaiv në jug dhe Zaporizhzhia në juglindje.

Kjo vjen pasi komandanti i Regjimentit Azov të Gardës Kombëtare pretendoi se Rusia filloi të hedhë bomba “bunker-buster” në një fabrikë çeliku në Mariupol, ku ukrainasit po refuzojnë të dorëzohen.

-Advertisement-

E gjithë kjo ka ardhur disa orë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy paralajmëroi se Rusia ka nisur ofensivën e saj të re të madhe në lindje të vendit, ndërsa përpiqet të marrë kontrollin e Donbasit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera