Lajme

Një rrugë e kryeqytetit nesër mbyllet për qarkullim, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 15 April 2022

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se rruga “Ahmet Krasniqi” do të mbyllet nesër për qarkullim nga ora 07:00 deri në orën 18:00.

Kjo për shkak se nesër do të bëhet asfaltimi i saj.

“Ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, është në implementim të kontratës : ”Rekonstruimi i rrugës “Ahmet Krasniqi” me nr. pr.616 21 076 511, me gjatësi rreth L=500.0m

-Advertisement-

Operatori ekonomik “Sh.p.k. Kema Company” do të fillojë asfaltimin e kësaj rruge të lartpërmendur dhe për këtë arsye ju njoftojmë se kjo rrugë do të mbyllet për qarkullim përkohësisht nga nesër, me datë 16.04.2022, që nga ora 07:00 deri në ora 18:00”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera