Lajme

Një qendër vendvotimi në Prizren nuk është hapur fare, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 11 June 2017

Qendra e votimit në fshatin Srecka në Komunën e Prizrenit nuk është hapur fare, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova merr vesh se vëzhguesit sikur edhe zyrtarët e KKZ-së janë kthyer me gjithë material zgjedhor. Kjo pasi që fillimisht kanë pasur telashe me lokalin e përcaktuar, duke mos gjetur çelësin e më pas kanë anuluar gjithë procesin.

I kontaktuar nga Klan Kosova, zyrtari i KKZ-së në Prizren, Nysret Bytyqi tha se arsyeja e anulimit është numri i vogël i votuesve dhe refuzimi i tyre, nga ata janë të komunitetit serb.

-Advertisement-

Një tjetër incident i vogël që raportohet të ketë ndodhur në Prizren, është se një votues është ndaluar për disa orë në një qendër votimi, pasi që i njëjti kishte pasur letërnjoftimin e skaduar prej 10 vjetësh. Ende nuk dihet nëse ka votuar apo jo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera