Lajme

Një punëtor bie nga skelet në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 29 October 2021

Rrëzohet një person nga skelet derisa po punonte në një ndërtesë në Prizren, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten në ora 14:00, ku personi ka rënë nga kati i dytë.

Policia ka njoftuar se pas lëndimit ai është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim derisa rasti i cilësuar “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse” është duke u hetuar.

-Advertisement-

“Viktima mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësorë në Spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në një shtëpi-ndërtesë, është rrëzuar nga skelet –shtyllat (nga kati i dytë) dhe ka pësuar lëndime trupore”, thuhet ne raportin e Policisë.

Rasti është duke u hetuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera