Lajme

Një person therret me thikë, gjashtë burra arrestohen në Fushë-Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 25 January 2023

Arrestohen gjashtë persona pas një përleshje në Fushë Kosovë. Policia e Kosovës bën të ditur se pas një mosmarrëveshje, personat e dyshuar janë përleshur mes veti, ku njëri nga ta është plagosur në mbrëmjen e së martës.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë  pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Njëri nga të dyshuarit ka marr lëndime trupore me mjet të mprehtë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera