Lajme

Një person që u prezantua si Faton Hajrizi inkuadrohet live në debat televiziv, kërkon garancion që të kthehet në burg

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 17 July 2024

Një person i cili është i prezantuar si Faton Hajrizi është lajmëruar përmes një lidhje telefonike në emisionin Debat Plus.

Ai ka thënë se do të rikthehej përsëri në ubrg nëse shteti i garanton se do ta trajtoj mirë dhe nuk do ta maltretoj.

“Kush më garanton mua që nuk më malltretojne që nuk më shtin nëpër qelija që më kanë ngre si qenin nëpër burgje, I vetmi burg që është sill mirë me mu është Dubrava. Unë du një garanci prej dikujt që nuk më malltretojnë qysh më kanë rreh e më kanë malltretu më kanë mbajt veq nëpër brek të letrës. Në Smrekonicë i kom pas malltretimet dhe provokimet më të mdhaja.Um kanë lidh për radiatorave dhe më kanë rreh”, tha Hajrizi.

-Advertisement-

Tutje, ai insiston duke thënë se nuk është kriminel.

“Që më kanë quajt kriminel, unë kriminel nuk jam dhe sjom kon kurrë kriminel i popullit tem, unë e kom vra rusin amo jo shqiptar. Për drenas veq ma kanë ngjit mu, krejt tjetër kush e ka bo atë punë, e din ata mirë, kush i ka bo ato sene”.

Autori i emisionit ka insistuar që Hajrizi të paraqitet me kamerë, mirëpo ai kamerën e lëshoi për vetëm pak sekonda, duke e bërë të vështirë identifikimin e tij. /Gazeta Infokus

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera