Lajme

Një person nga Fushë Kosova mashtrohet, “i premtohet” rregullim i vizës

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 11 December 2019

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Fushë Kosovë është ankuar pasiqë i njëjti është mashtruar duke iu premtuar rregullimi i vizës.

Sipas policisë rasti “mashtrim-falsifikim i dokumentit” ka ndodhur të Hënën në Fushë Kosovë dhe lidhur me rastin është lajmëruar prokurori kujdestar.

“MASHTRIM-FALSIFIKIM I DOKUMENTIT: Ankuesi mashkull ka njoftuar se është mashtruar nga i dyshuari mashkull për rregullimin e vizës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera