Lajme

Një person në Suharekë goditet nga vetura, përfundon në spital

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 19 November 2019

Në orët e vona të së martës një veturë e ka goditur një këmbësorë derisa ai ishte duke lëvizur në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në Dulëh të Suhareksës, ku si pasojë e kësaj goditje këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, shkruan gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur për mediat lokale shefi i zyrës për Informim në Prizren, Shaban Osmanollaj.

-Advertisement-

“Me datën 19.11.2019 rreth orës 18:04 deri te aksidenti ka ardhur deri sa vozitësi i automjetit ishte duke lëvizur në drejtimin Suhareke- Duhël – rruga Brigada 123 dhe kur ka arritur te kryqëzimi i rrugës “Kadri Kokollari” ,vozitësi automjetit nuk e vëren këmbësorin i cili ishte duke lëvizur nga ana e majtë të vozitësit dhe me pjesën e pare ballore e godet këmbësorin ne vendkalim për këmbësor”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera