Lajme

Një person i lënduar në aksidentin e rëndë në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 16 March 2022

Pak më parë Gazeta Infokus raportoi për një askident të rëndë që ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person si dhe është dërguar në trajtim mjekësor.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 10:30,në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, deklaroi Ahmeti për Infokus.

Po ashtu ajo tha se hetuesit rajonal për trafik kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetëaksidenti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera