Një nga konsujt e shkarkuar thotë se nuk e njeh vendimin e Vjosa Osmanit
Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 26 November 2020
Lindin Kqira, konsull në Maqedoni, të cilin dje e shkarkoi u.d e Presidentit, Vjosa Osmani, thotë se nuk e njeh vendimin e saj.
Kqira, që u shkarkua bashkë me tre konsuj të tjerë që kishin lidhje politike, në një përgjigje me shkrim dërguan Gazetës Express thotë se vendimi i Osmanit është tendencioz, arbitrar dhe përçarës.
Konsulli i shkarkuar i ka hyrë edhe një analiza politike në letrën e tij. Ai thotë se Vjosa Osmani u bë në mënyrë aksidentale kryetare e Kuvendit dhe se legjislatura që ajo e drejton është më e dobëta.
Përgjigjja e Kqirës:
Shkup,26 Nentor 2020
Deklarate për opinion
Nuk e njoh vendimin arbitrar dhe politik te u.d.Osmani !
Me vetëdije dhe përgjegjësi te plote, deklaroj se nuk njoh dhe as nuk e perfilli vendimin për shkarkimin tim, nga pozita e Konsullit-Ministrit Keshilltar, ne Ambasaden e Republikës së Kosovës, në Shkup, nga zonja Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit te Kosoves dhe u.d.e presidentit te Republikës së Kosovës.
Ky vendim ne radhe të pare eshte tendencioz, arbitrar, vendim politik dhe perqares, e mbi te gjitha eshte antikushtetues dhe i pa presedan ne diplomacine e Kosovës.
Zonja Osmani do duhej të merrej me punen e Kuvendit te Kosovës,i cili qe nga ardhja e saj ne krye te ketij kuvendi, ne menyre aksidentale, ështe e vleresuar si legjislatura me e deshtuar e Kosovës nga themelimi i Kuvendit te Kosoves e deri me sot. Neglizhenca e situates me pandemine globale,kriza ekonomike,aprovimi i Ligjit per Rimekembjen Ekonomike dhe nje varg ligjesh tjera jetike per qytetaret e Kosoves do duhej te ishin ne agjenden e saj dhe jo shkarkimet arbitrare, antikushtetuese me qellim te destabilizimit politik dhe futjes se hutise ne sherbimin diplomatik te Kosoves, ne Shkup dhe kudo, për qëllime hakmarreje dhe të profiterizmit politike.
Vendimi i Ushtrueses se Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës përshkarkimin tim, për mendimin tim është nxjerrë në kundërshtim me nenin 84 të Kushtëtutes së Republikës së Kosovës, ngase znj, Osmani këtë vendim e ka marrë pa konsulltim paraprak me MPJD dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës. Në këto rrethana, kushdo që bënë përpjekje me zbatue këtë vendim të njëanshëm, përfshihet në shkelje Kushtetuese. Veprimet e mia karshi këtij vendimi, do të jenë në përputhje me dispozitat ligjore dhe Kushtetuten e Republikës së Kosovës dhe paralajmrojë se kundër këtijë vendimi arbitrar të kryekuvendares, Osmani, do ta ndjekim rrugën ligjore, nërsa unë do të vazhdoj normalisht punën dhe angazhimet ditore në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup.
Lindon Kqira,
Konsull – Ministër Këshilltar
Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup.
Të tjera
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...