Lajme

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrạsjen në Zllakuqan

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 09 August 2024

Gjykata Themelore në Prishtinë, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji të pandehurit S.K., për veprat penale “Vrasje e rëndë” që ndodhi dy ditë më parë në Zllakuqan të Klinës dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas gjykatës, masa e paraburgimit është adekuate pasi sipas tyre, nëse i pandehuri gjendet në liri, i njëjti mund të arratiset.

“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i pandehuri S.K gjendet në liri, i njëjti mund të ik dhe të arratiset, kjo për faktin se për veprën penale për të cilën dyshohet i pandehuri, dënimi i paraparë përfshinë dënim me burgim afat gjatë, po ashtu ekziston edhe rreziku i ndikimit në dëshmitarë për ndryshimin e provave, si dhe përsëritja e veprave penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë e sigurisë, për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Tutje, Gjykata tha se palët e pakënaqura kundër këtij aktvendimi, kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera