Lajme

Një muaj paraburgim për pronarin e lokalit në Malishevë, ku dyshohet se u helmuan mbi 200 persona

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 15 October 2023

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh pronarit të lokalit të ushqimeve të shpejta në Malishevë, ku dyshohet se u helmuan mbi 200 persona.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muqaj.

“Është caktuar masa e paraburgimit prej 3o ditësh. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”, ndërsa masa e paraburgimit të njëjtit do t’i llogaritet nga 13 tetori deri më 12 nëntor 2023”, tha ai.

-Advertisement-

Ndryshe, ka arritur në 205 numri i personave që dyshohet se u helmuan nga ushqimet që konsumuan në një lokal të ushqimeve të shpejta në Malishevë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, Afrim Krasniqi, drejtor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

“Numri i qytetarëve po vazhdon të rritet, deri tani 205 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Të gjithë janë paraqitur me simptoma të njëjta, vjellje, temperaturë, ethe. Disa janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, disa në QKUK në Prishtinë”, tha ai.

Rastet e para të helmimit të qytetarëve janë paraqitur ditën e premte.

Lidhur me rastin Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nisur inspektimet në lokalin ku dyshohet se janë ushqyer qytetarët.

AUV ka marrë vendim që të mbyllet përkohësisht lokali dhe ka asgjësuar mbi 60 kg mish.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera